Производи

BMPZH i ofron këto produkte financiare:

 
1. KREDITIM
  • kredi për përkrahjen e eksportit – mjete qarkulluese për përgatitje të prodhimtarisë të dedikuar për eksport dhe mjete qarkulluese për tejkalimin e periudhës nga eksporti i mbaruar deri te pagesa e mjeteve nga blerësi i jashtëm;
  • kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme – mjete të përhershme qarkulluese dhe investime nga burime të ndryshme: LKI – revolving, BMPZH, BEI, BEI – revolving;
  • kredi për përkrahjen e bujqësisë dhe të agroindustrisë – prodhimtaria primare, përpunim dhe eksport – nëpërmjet bankave komerciale ose drejpërdrejt nëpërmjet BMPZH;
  • kredi për mikro ndërmarrje – shoqëri tregtare mikro dhe të vogla, sipërmarrës individual, dyqane për zeje të ndryshme, tregtarë privat, tezgaxhi në treg dhe subjekte tjera ekonomike mikro dhe të vogla;
  • kredi për energjetikë – efikasitet energjetik dhe burime të ripërtëritshme të energjisë;
  • kredi për zvogëlimin e papunësisë – krijimi dhe mbajtja e vendeve të punës dhe vetëpunësime me kreditim;
  • kredi me skemë garantuese – shoqëri tregtare mikro, të vogla dhe të mesme që nuk kanë sigurim të mjaftueshëm gjatë aplikimit në bankat komerciale;
  • kredi për kapacitete akomoduese – investime për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme me seli në RM për blerje, ndërtim dhe adaptim të kapaciteteve të vogla akomoduese deri në 70 shtrate me standard jo më të lartë se tre yje;
  • kredi për shtëpi për pleq dhe çerdhe – ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme në RM për ndërtim dhe pajisje të institucioneve për persona në moshë dhe çerdhe për fëmijë;
  • kredi për komunat në RM – për realizimin e proekteve nga IPA komponenta për bashkëpunim ndërkufitar.
 
2. SIGURIM TË KREDIVE PËR:
  • kërkesa nga vendi (para dhe pas dërgesës) dhe
  • kërkesa nga eksporti (para dhe pas dërgesës)

prej risqeve komerciale dhe politike.

3. FAKTORIZIM - është produkt më i ri i vetëm në tregun financiar në RM. Paraqet shërbim i cili mundëson shitjen e produkteve dhe shërbimeve me pagesë të prolonguar, me çrast një pjesë nga mjetet e cekura në faturë merren menjëherë.

Marrëveshje e nënshkruar me BEI për 100 milion euro - faza e 5                                                               Shkalla e zvogëluar e interesit për faktorim për eksport në 4%